TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2023, 17:07

Papa Françesku letër kardinalit Ernest Simoni: Faleminderit për atë që ke bërë për Kishën!

Shkruar nga Pamfleti

Papa Françesku letër kardinalit Ernest Simoni: Faleminderit për

Papa Françesku i ka shprehur afërsinë shpirtërore kardinalit Ernest Simoni me një letër drejtuar këtij të fundit në 60-vjetorin e arrestimit të tij nga regjimi komunist në Shqipëri, duke i uruar përzemërsisht Krishtlindjen.

Letra e Papës:

Papa Françesku letër kardinalit Ernest Simoni: Faleminderit për

Nga Vatikani 30 dhjetor 2023

I dashur Vëlla,

Dëshiroj t’ju shpreh afërsinë time shpirtërore me rastin e 60-vjetorit të arrestimit tuaj. Faleminderit për dëshminë, faleminderit për çka bëre e bën për Kishën. Vijo të jesh ikona gëzimplote e dashurisë së Krishtit, Bariut të Mirë, që flijoi jetën për të gjithë.

Duke ju uruar Krishtlindje të Shenjta, ju jap me gjithë zemër bekimin tim, të cilin e shtrij edhe mbi të gjithë ata të cilët ndajnë me ty këtë çast. Lutuni për mua, ashtu si edhe unë do të lutem për ju e të dy do të lutemi për paqen në botë.

Vëllazërisht

Françesku

papa françesku kardinali ernest simoni krishtlindjet

Lini një Përgjigje