TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2023, 11:54

“SPAK arreston vetëm pasi i shkarkon Rama”, paralajmëron Dhuli: Jorgo Goro shumë shpejt në burg

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK arreston vetëm pasi i shkarkon Rama”, paralajmëron

Skerdjan Dhuli, zëdhënës i fushatës së Fredi Belerit tha se ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro shumë shpejt do arrestohet.

Sipas tij, SPAK arreston zyrtarët vetëm pasi shkarkohen nga kryeministri Edi Rama. Ai solli në vëmendje ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili siç tha nuk u hetua asnjëherë sa ishte në detyrë.

“Jorgo Goro shumë shpejt do shkojnë në burg sepse sipas të gjitha informacioneve shumë shpejt Rama do t’i japë leje SPAK për ta arrestuar, mesa duket SPAK po i bën presion Ramës që nuk mund ta mbash më në detyrë se ne duam ta çojmë në burg. SPAK nuk ka arrestuar asnjë person në detyrë, i lë derisa i shkarkon Rama, pastaj i heton, siç ndodhi me Olta Xhaçkën, është metodë e njohur.

Si është e mundur që Beqaj nuk është në burg por është i lirë, koncesionet janë dhënë para 10 vjetësh dhe këta rikthehen tani kur ai nuk është në detyrë”, tha Dhuli në një intervistë për Euronews Albania.

jorgo goro burg rama spak

Lini një Përgjigje