
Moti në javën e fundit të dhjetorit parashikohet të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura relativisht të larta.
Meteorologu i Meteolalb, Hakil Osmani tha se gjatë kësaj jave në pjesën më të madhe të vendit do ketë mot të qëndrueshëm dhe kthjellime me reshje të izoluara në veri dhe verilindje.
“Kjo javë parashikohet që në vendin tonë të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore pritet të kemi kalime herë pas herë të vranësirave”, tha ai.
Ai shprehet se nga e marta deri të premten, vlera maksimale e temperaturave do luhatet mes 17-18 gradë Celsius, me përjashtim të Peshkopisë dhe Bajram Currit, ku temperaturat e ajrit do jenë më të ulëta.
"Tirana nuk ka sinjale për reshje bore, pasi gjatë kësaj jave parashikohet të ketë temperatura të larta deri në 17 gradë celsius, ndërkohë që edhe vlerat minimale do të jenë vlerat pozitive, nga 8-12 gradë në ultësirën perëndimore", tha Osmani.
Lini një Përgjigje