
Ndërhyrjet estetike jane kthyer një trend jo vetëm për njerëzit që kanë nevojë, por edhe për të rinjtë që duan perfeksionin në pamjen e jashtme. Fatkeqësisht në shumë prej të ashtuquajturave qendra estetike veprojnë persona që nuk kanë lidhje me mjekësinë, e aq më pak me atë estetike.
Në redaksinë e ‘Pamfleti’ ka mbërritur një denoncim, ku vajza që na shkruan ankohet për ‘Era Medical Aesthetics’. Sipas saj, kjo qendër përdor materiale që nuk janë të shëndetshme dhe mbi të gjitha personi që i aplikon është me diplomë farmacie dhe jo mjekësie:
“Unë që po ju drejtohem jam një qytetare e nderuar e qytetit të Tiranës, dhe kam qenë kliente e mashtruar nga znj Era Beqaraj, e pajisur me nr Nipti M31607024B , me adresë tek Rruga ‘Tish Daija’ Kompleksi Kika 2 Tiranë, e cila ka nje diplomë për farmaci nga ‘Albanian University’ dhe asnjë lloj linçencimi zyrtar dhe asnjë lloj diplome zyrtare për të ushtruar procedurat për injektimin e fillerave apo procedurave të tjera mini invazive që duhet të kryhen nga një mjek i liçenauar.
Përveç faktit që nga znj Beqaraj jam mashtruar, kam informacione të brendshme që aktiviteti i saj i ushtruar në Komunën e Parisit është ushtruar prej disa vitesh më parë, e pa regjistruar. Kjo, e faktuar dhe nga faqja e saj e Instagramit që e përdor për reklamim dezinformues ndaj konsumatorëve të mundshëm. Bashkëlidhur gjeni dhe provat përkatëse. Në dijeninë time procesi i evazionit fiskal dhe fshehjes së të ardhurave dhe shmangies së taksave vazhdon për së paku dy vite. Zonja në fjalë nuk pret as kupona tatimorë për shërbimet e kryera tek klientët si dhe kur pret, nuk i pret me çmimin e tyre real, por me nje çmim fiktiv.
Autenticiteti i produkteve që përdor nuk është i vërtetë dhe kam arsye të besoj qe janë falsifikime që shkaktojnë probleme shëndetësore, njësoj si problemet që më janë shkaktuar mua, për të cilat po ju drejtohem ju, pasi i jam drejtuar autoriteve përkatëse, sepse është me shumë zarar realizimi i ndërhyrjeve të tilla dhe po merr njerëz në qafë me ndërhyrje të rrezikshme dhe pirate”, përfundon denoncimi i qytetares. /Pamfleti



Lini një Përgjigje