TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2023, 16:28

U asfiksuan nga tymi në qendrën tregtare në Lushnjë, 20 qytetarë të shtruar në spital

Shkruar nga Pamfleti

U asfiksuan nga tymi në qendrën tregtare në Lushnjë, 20

Qendra tregtare ‘Metropol’ është përfshirë nga flakët mesditën e së hënës në Lushnje, duke bllokuar dhjetëra njerëz që ndodheshin në të.

Të paktën, 20 qytetarë janë asfiksuar nga flakët që kanë përfshirë qendrën tregtare dhe janë shtruar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme, por mbeten nën kujdesin e mjekëve.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

lushnjë zjarr në qendrën tregtare

Lini një Përgjigje