TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2023, 16:33

Situatë kaotike në Lushnje, tym nga të gjitha anët e godinës; shumë banorë të bllokuar (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Situatë kaotike në Lushnje, tym nga të gjitha anët e

Përkeqësohet situata e zjarrit në Lushnje. Siç shihet nga pamjet, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe shihet se tymi ka mbuluar të gjitha godinën.

Dyshohet se zjarri që ka përfshirë godinën 12-katëshe, ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në katet që shërbejnë si qendër tregtare.

Situatë kaotike në Lushnje, tym nga të gjitha anët e

Mendohet se kjo njësi ka qenë e mbyllur, ndërsa flaka është përhapur në të gjithë qendrën. Për shkak të ditës festive, qendra ka qenë mjaft e populluar, por për fat të mirë është bërë e mundur evakuimi i qytetarëve dhe stafit që kanë qenë brenda në ambient.

Situatë kaotike në Lushnje, tym nga të gjitha anët e

Sipas burimeve është rritur ndjeshëm numri i të asfiksuarve. Janë mbi 20 persona që janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë shumë qytetarë kanë dal në ballkone për tu evakuuar. Frika është se shumë të tjerë janë bllokuar në benesa dhe në katet e mësipërme. Fatmirësisht flakët nuk janë përhapur aty, por vetëm tymi, i cili ka krijuar probleme me frymëmarrjen.

Situatë kaotike në Lushnje, tym nga të gjitha anët e

 

Lini një Përgjigje