
Një grup zjarrfikësish me 2 automjete janë nisur nga Tirana për në Lushnje për t’i ardhur në ndihmë kolegëve të tyre.
Të paktën 20 personave u është dashur ndërhyrja mjekësore për shkak të vështirësive me frymëmarrjen.
Zjarrfikësit e Lushnjës janë ndjerë në vështirësi për shkak të mungesës së shkallëve ngjitëse.
Dyshohet se zjarri që ka përfshirë godinën 12-katëshe, ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në katet që shërbejnë si qendër tregtare.
Mendohet se kjo njësi ka qenë e mbyllur, ndërsa flaka është përhapur në të gjithë qendrën. Për shkak të ditës festive, qendra ka qenë mjaft e populluar, por për fat të mirë është bërë e mundur evakuimi i qytetarëve dhe stafit që kanë qenë brenda në ambient.
Lini një Përgjigje