TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2023, 19:17

Zjarri në qendrën tregtare, Balla: Rreziku s'ka kaluar, u desh ndërhyrja e RENEA-s për të evakuuar banorët

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në qendrën tregtare, Balla: Rreziku s'ka kaluar, u desh

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë një prononcim për mediat pas zjarrit që përfshiu qendrën tregtare “Metropol” në pallatin 12 katësh në Lushnjë. Duke folur për situatën, Balla tha se rreziku nuk ka kaluar ende pasi ende ka vatra të vogla zjarri në godinë.

Ai shtoi se problem mbetet temperatura e godinës ku po punohet për shkak të zjarrit që përfshiu katin e tretë.

Balla u shpreh se u desh edhe ndërhyrja e RENEA-s për të evakuuar banorët që kishin mbetur në pallatin ku ndodhet qendra tregtare.

“Falë ndërhyrjes dhe koordinimit të mirë të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të Policisë së Shtetit, u desh edhe ndërhyrja e forcave RENEA, arritën të ndërhyjnë në kohë në banesa, për të cilat u informuam që nuk kishte banorë, por pas verifikimeve, djemtë e RENEA-s gjetën njerëz në këto banesa, të asfiksuar, ata janë tashmë jashtë rrezikut për jetën. E para, është që rreziku nuk ka përfunduar, ka ende disa vatra më të vogla zjarri në pjesën lindore të ndërtesës. Po punojnë forcat zjarrfikëse të Tiranës, Durrësit, Fierit, Lushnjës, po punohet në kushte të vështira.

Është krijuar një zonë tampon që zjarri të mos shpërndahet. Unë nuk jam prokuror i çështjes, por dua t’ju them që policia ka krijuar një kordon sigurie, dhe pasi të ketë përfunduar, do të ketë një hetim të plotë. Ndërhyrja nga ajri ishte hapi i fundit i sigurisë për të cilën i morëm masat, nëse do të ishte e nevojshme të bënim evakuim nga tarraca e godinës, do të përdorej helikopteri, por kjo nuk ndodhi. Ne kemi planifikuar dhe në ditët në vijim, shërbimet e zjarrfikëses të qarkut Fier, do t’i shtohen edhe dy makina të tjera të specializuara për situata të tilla të vështira. Strukturat shtetërore reaguan në kohë për t’iu përgjigjur një situate të vështirë”, theksoi ai.

taulant balla zjarri në lushnjë

Lini një Përgjigje