TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2023, 18:17

Normalizohet situata e zjarrit në Lushnje, rreth 40 persona në spital të asfiksuar

Shkruar nga Pamfleti

Normalizohet situata e zjarrit në Lushnje, rreth 40 persona në spital

Normalizohet situata e zjarrit në Lushnje. Pas afro 3 orë e 30 minuta luftë me flakët, zjarrfikësit kanë arritur të vënë në kontroll situatën dhe të evakuojnë banorët. m

Edhe pse shumë detaje ishin të paqarta prej situatës së pazakontë, mësohet se në total janë afro 40 persona në spital, mes tyre të moshuar e fëmijë. Këta të fundit fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.

Mes të shtruarve në spital, 4 janë zjarrfikës të cilët kanë pasur probleme shëndetësore prej asfiksisë nga tymi.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca zjarrfikëse, ambulanca, por edhe ministrat e kabinetit qeveritar e drejtuesi i Policisë së Shtetit.

 

Lini një Përgjigje