
Qendra tregtare ‘Metropol’ është përfshirë nga flakët mesditën e së hënës në Lushnje, duke bllokuar dhjetëra njerëz që ndodheshin në të, por u rrezikuan edhe banorët e pallatit.
Një banor i pallatit, i cili mori trajtim mjekësor në spitalin e Lushnjes, tha për ABC News, se ai dhe familjarët e tij u evakuan nga banesa në katin e 9, falë ndihmës së forcave zjarrfikëse.
Ai u shpreh se ka ndenjur i bllokuar në apartament për rreth 1 orë e gjysmë. Fatmirësisht, ai dhe familjarët e tij ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
“Morëm ndihmën paraprake. Jam banor i pallatit, në katin e nëntë. Na evakuan nëpërmjet forcave zjarrfikëse, ne na morën forcat zjarrfikëse. Ndenjëm pak a shumë 1 orë e gjysmë. Tymi vijonte nëpërmjet objektit, por ne kishim dalë në ballkon. Ishim 5 veta, të gjithë erdhëm në spital. Dy fëmijë, nëna dhe bashkëshortja. Jemi shumë mirë”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje