TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2023, 20:27

A do ta mbështesë SPAK-un nëse merr nën hetim Bashën? Bejko: Kush ka shkelur ligjin, të dalë para drejtësisë!

Shkruar nga Pamfleti

A do ta mbështesë SPAK-un nëse merr nën hetim Bashën?

Nënkryetari i PD, Roland Bejko ka deklaruar se do të mbështeste SPAK-un, edhe në rast se në të ardhmen do të vinte në hetim Lulzim Bashën.

Në një intervistë për emisionin “Kontrast” në “Report Tv”, ai theksoi se kushdo që ka pretendime për shkelje të Bashës lidhur edhe me akuzat ndaj tij, ta çojë në SPAK.

Absolutisht po! Kushdo që ka pretendime ndaj tij, ta çojë në SPAK. Nuk e kam si Berisha që thotë do zbatoj vendimin e parlamentit dhe nesër ndërton strategjinë si do e digjte parlamentin”, tha Bejko.

Ndërsa sa i takon rezultateve të sondazhit të kryer nga Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduart Zaloshnja ku Altin Dumani dilte njeriu më me ndikim gjatë këtij viti, Bejko tha se kryeprokurori i SPAK do t’i japë fund tranzicionit në Shqipëri duke i hetuar edhe të tjerët pas Berishës.

Në Shqipëri duke qenë se ka munguar ky lloj raporti për t’i dhënë rolin e duhur, Dumani merr peshë sepse ka krhyer shpresën tek shqiptarët për drejtësi, ka rrëzuar mitin e të paprekshmëve. Por do i japë fund tranzicionit në Shqipëri sepse pas Berishës do vazhdojë edhe me të tjerë.  Dumani po e bën këtë të thotë shikoni se Shqipëria nuk është vetëm dhe e pashpresë”, u shpreh nënkryetari i PD.

bejko pd

Lini një Përgjigje