
Një denoncim i fortë u publikua këtë të mërkurë, ku një i punësuar në Call Centerat që mashtronin klientët, deklaroi se ky lloj aktiviteti që ai ishte punësuar, mbrohej nga policia. I riu tha se përflitej se një drejtor policie paguhej 5 mijë euro në muaj.
Më pas, brokeri u rrëfye duke thënë se në fillimet e punës ishte trajnuar sesi të mashtronte klientin, duke u bërë psikolog me të, duke pyetur për jetën e tij të përditshme e më pas ta ftonte të investonte në para në bankat që ishin hapur në vende të ndryshme.
"Nuk kishim frikë nga policia se kishim mbrojtje. Ne kemi bërë trajnime në fillim, si do të kapnim “peshqit”.
Shuma më e madhe që kemi kapur, ka qenë 520 mijë euro, me një telefonatë. Përflitej që një drejtor policie paguhej 5 mijë euro në muaj. Në sallë ishim 150 persona nga mosha 20-30 vjeç, target grupi që preferonim ishte mbi 40-vjeç sepse ata kishin lekë.
Një ndër trajnuesit kishte një shprehje të tij që kishte një listë me klientët potencialë dhe i drejtohej monitorit e thoshte: Ja ku janë paratë, merrini, kush është i aftë t’i marrë”, tha denoncuesi për "News 24".
Pse lihet ky biznes i paligjshem? Ne se eshte e regjistruar ne QKB pergjesia mbete te ky institucion
Kudo rruhen nga policia nuk punon dot në punë të jashtligjshme pa mbrojtje kundrejt pagesës arijnë deri aty sa vënë rroje në lagje vet policia për ti njoftuar nga ndonjë bastisje