TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2026, 20:38

A mund të vijë ‘efekti’ Magyar në Shqipëri? Ilir Kulla: Jemi shumë larg, na mungon ‘shpirti hungarez’

Shkruar nga Pamfleti

A mund të vijë ‘efekti’ Magyar në Shqipëri? Ilir

Fenomeni politik i Péter Magyar në Hungari, i cili sfidoi hapur sistemin e Viktor Orbán, ka ngjallur debate nëse një lëvizje e tillë mund të përsëritet edhe në vende si Shqipëria. Megjithatë, për ekspertin e sigurisë dhe çështjeve ndërkombëtare, Ilir Kulla realitetit politik shqiptar tregon se kushtet për një ndryshim rrënjësor janë ende larg, duke e bërë një "Magyar" shqiptar thuajse të pamundur.

I ftuar në emsionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të ‘Pamfletit’, Kulla tha se skena politike shqiptare vuan nga një stanjacion i thellë. Ai theksoi se liderët kryesorë, si Edi Rama apo Sali Berisha, janë protagonistë të pandryshuar që nga viti 1990, ndryshe nga Hungaria apo vende të tjera europiane ku brezat politikë kanë ndryshuar. Eksperti theksoi se kjo jetëgjatësi politike ka krijuar një sistem të mbyllur, ku rinovimi i elitave është pothuajse inekzistent.

Kulla gjithashtu tha se një tjetër element thelbësor është mungesa e "shpirtit hungarez". Sipas ekspertit, historia e Hungarisë si vendi i parë që rrëzoi komunizmin dhe që u ngrit në kryengritje kundër sovjetikëve në vitin 1956, ka krijuar një traditë rezistence qytetare. Për Kullën, në Shqipëri, ky shpirt sfidues ndaj pushtetit duket i zbehtë. Kulla theksoi se mungesa e një figure si Magyar nuk është rastësi, por simptomë e një problemi më të thellë: paaftësia e elitës politike për të sfiduar hapur statuskuonë.

Pjesë nga intervista:

-Çfarë do të thotë kjo që ndodhi në Hungari me këtë rezultat zgjedhor për vende të tjera që e aspirojnë diçka të tillë, por që është e pamundur për momentin, në vende autoritare, për shembull në Serbi për shembull. Po edhe në Shqipëri. Pse jo?

Ilir Kulla: Po ti, e ke gjykuar ndonjëherë Petër Maxharin përpara?

-Shumë periferik.

Ilir Kulla: Pse ke gjykuar ndonjëherë?

-Në protagonizmin e zhvillimeve të lajmeve ndërkombëtare kam fjalën.

Ilir Kulla: A e di ti që të gjithë, meqë erdhe te Shqipëria, të gjithë liderët politikë aktualë në Shqipëri, Nano vdiq, nuk jeton më, Berisha, Meta, Rama, janë të gjithë nga 1990 e këtej?

- Po.

Ilir Kulla: Dhe bashkëkohësit e tyre, o kanë vdekur, o kanë shkuar në pension të thellë. Tani, kur të bëjmë një krahasim, duhet të shohim dhe rrethanat. Viktor Orbani ka qenë një nga njerëzit më seriozë politikë në gjithë hapësirën e Evropës Lindore. Thashë, është që në '90-ën, pra ki parasysh që vendi i parë që ka rënë komunizmi në Evropë ka qenë Hungaria. Vendi i parë antirus në Evropë që bëri një kryengritje në '56-ën, ka qenë Hungaria. Tanket sovjetike kanë hyrë në rrugët e Budapestit dhe kanë bërë masakër. Kështu që një sinjal nga Hungaria është një sinjal që mund të perceptohet dhe të përçohet te të tjerët. Por kjo kërkon ndryshim. Nuk mund të ekzistojë ideja që të përmendësh Hungarinë dhe të mos kesh asnjë lloj identifikimi ose ngjashmërie me Hungarinë.

- S'jemi Hungari po thua se Petër Maxharin nuk e kemi.

Ilir Kulla: S'kemi Petër Maxhar sepse që të kesh Petër Maxhar duhet të kesh shpirtin e popullit hungarez. S'kemi Petër Maxhar përderisa në Shqipëri sot asnjë politikan nuk ka kurajon publike të dalë publikisht dhe t'i përmendi me emra një nga një ata që janë konsumuesit kryesorë të parave të buxhetit të shtetit. Ose të ashtuquajturit oligarkë. Asnjë. Në media jeni vetëm ju, Pamfleti, se mediat e tjera s'bëhet fjalë, janë të gjithë klientë. Në politikë e njëjta gjë. Në politikë ka edhe një njeri, ai quhet Arlind Qori, por edhe ai s'është në parlament. Nuk ndodh kështu në Hungari. Vetë Viktor Orbani, mënyra se si u kthye në pushtet, e di si ka qenë? Iku në 2002-shin dhe u kthye në 2012-ën. Sepse Gyurcsány, ish-kryeministri, Ferenc Gyurcsány, ishte socialist, ishte i qendrës së majtë e të tjera e të tjera, ishte dhëndri, thashë, i njërit nga oligarkët më të mëdhenj. Dhe pasi bënë fushatën, fituan zgjedhjet, ata u mbyllën në, 2010-ën këtu, nuk e mbaj mend saktësisht tash.

U mbyllën në një mbledhje dhe Gyurcsány filloi t'iu ulëriste atyre në mbledhje kryesie duke thënë mjaft i mashtruam njerëzit, duhet të themi të vërtetën, borxhi publik, kjo, kjo, ajo. Doli dikush e regjistroi, e nxori publik dhe njerëzit dolën në rrugë. Dhe u kthye Viktor Orbani, i cili u kthye me premtimet që do riforcojë florinën, ekonominë, dhe i bëri të gjitha këto gjëra, pastaj shumë vite në pushtet do të sillnin këtë gjë, por kalkulimin e luftës s'e kishte pasur asnjë njeri. Pikërisht mes fushatës. Që të ndodhi kjo gjë, këtu tek ne duhen përgatitur disa parakushte. Dhe përderisa janë të gjithë klientë të atyre të cilët janë realisht klientët e parave publike, ne jemi tek mekanizmi që me pushtet bëhen para, me para mbahet pushteti. Nëse këtu nuk del dikush që ta thyejë këtë mekanizëm, askush nuk mund ta bëjë këtë. Këta që janë jo jo njëherë. Ditën që unë do të dëgjoj në kuvend, me kurajo, me letra, pra me me fakte, pra, fakte, jo me propagandë, që do të çohet dikush nga krerët e politikës dhe do t'i përmendë me emra, nga i pari tek i fundit, jo histori që çohet te lista e Spiropalit, i flet atij me kode, kjo lista që e quante Skënderbe e të tjera, domethënë, janë histori që, qesharake, nuk, nuk e mundin dot këta Edi Ramën pa bërë këtë, atë që të bënte Edi Rama kundër Fatos Nanos.

Edi Rama kur fliste, kur sfidonte, kur nisi të rrëzojë Fatos Nanon, në fakt ai kishte Fatos Nanon dhe Ilir Metën thotë, Ilir Metën e përdori kundër Fatos Nanos, nëse të kujtohet, ju keni qenë e re atëherë, po Edi Rama mori sëpatën dhe priste drurët e rrugës për të thënë që do presim politikën e vjetër. E kështu me radhë e të tjera. Këta janë, të thashë, janë klientë të atyre që janë klientë të parave publike. Pa u thyer ky mekanizëm, nuk ndryshon dot gjë Shqipëria. Që të shkosh të nxjerrësh rininë në zgjedhje, duhet t'i japësh rinisë atë që rinia nuk ka. Shpresën. Kush do ja japë shpresën? Një 82 vjeçar që flet për tetë vitet e ardhshme? Hajde mo, të bëhemi seriozë. Kjo është dhe arsyeja, shiko, ndodhi një ngjarje këto ditët e tjera, një incident i madh. U dogj një pallat, fatkeqësi e madhe, njerëzit aty, zjarrfikësit aty, policia aty, ushtria, gjithë gjërat e tjera. Mediat e gjithë të tjerat. Po ore si nuk doli një njeri, një, por një një shkrim tjetër nga pikëpamja informative, një media, se kemi media kombëtare në këtë vend, këtu bëhet Big Brother-i shkon gjithë dynjaja aty, sheh gjithë budalliqet e e gjithë gomarëve të këtij vendi atje, domethënë. Si nuk doli një njeri t'i përmendi emrin atij ndërtuesit, mo? Një, një i vetëm. Të bëjë një bio, të thotë ky ndërtuesi është ky zotëria, ka kështu.

S'guxon kush ta vërë. Për një gjë në mes të Tiranës, në mes të ditës. Dhe ndërkohë pjesa tjetër na frynte samitin e diasporës, po aty u çua vetëm një e shkretë e tha, ore tha, këtu tha, a e keni bërë samitin për ne apo e keni bërë për ju tha? Se jetojmë jashtë, ne jemi diaspora tha, po ça na keni ftuar? Atë të shkretën vetëm te ça kapje ndonjë gjë në YouTube, se asnjë media s'e kishte nxjerrë fare atë. Kështu që këtu pa u kthyer kjo gjë, si do të ndodhë? Se këtu i vetmi njeri që mund t'i bëjë sot opozitë me këtë sistem ë Ramës është Edi.

kulla shqipëria magyar

Lini një Përgjigje