
Zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare dhe deklaratat e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, po shkaktojnë një tërmet politik që po trondit aleancat e tij deri në Evropë. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, një nga aleatet më të forta të Trump, është detyruar të distancohet prej tij pas një sulmi verbal të paprecedentë të këtij të fundit ndaj Papës.
Sipas ekspertit të sigurisë dhe çështjeve ndërkombëtare, Ilir Kulla përplasja kulmoi kur Trump sulmoi drejtpërdrejt kreun e Kishës Katolike, duke pretenduar se pa ndihmën e tij, ai nuk do të ishte zgjedhur kurrë Papë. Kjo deklaratë, shprehet Kulla, përtej gafës diplomatike, konsiderohet një blasfemi në botën katolike, ku zgjedhja e Papës shihet si një proces i frymëzuar nga vullneti hyjnor. Sipas ekspertit, një pretendim i tillë, i ngritur nga Trump rrezikon të tjetërsojë miliona votues katolikë jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën.
I ftuar në emsionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të ‘Pamfletit’, Kulla shtoi se në Itali, pasojat janë të menjëhershme dhe të rënda për Melonin. Për Kullën, të sulmosh Papën, i cili është gjithashtu Peshkopi i Romës dhe figura qendrore e katolicizmit italian, është e barabartë me vetëvrasje politike. Eksperti paralajmëroi se kryeministrja Meloni, e cila tashmë ka humbur një referendum për shkak të inflacionit të lidhur me konfliktet ndërkombëtare, tani rrezikon humbjen e zgjedhjeve të ardhshme dhe madje shembjen e qeverisë së saj.
Pjesë nga intervista:
-Lufta e, çdo zhvillimi i fundit në Lindjen e Mesme duket se po i kushton Donald Trumpit. Aq sa hera-herës e nxjerr edhe nga binarët. Si fillim, pse u përplas me Giorgia Melonin? Jo më larg se një ditë më parë tha, e mendoja të guximshme.
Ilir Kulla: Sepse ai sulmoi, sepse ai sulmoi, sepse ai sulmoi Papën dhe... Dhe në Itali... dhe në Itali po sulmove Papën, ke humbur votat për zgjedhjet e ardhshme, ke humbur kishën katolike. Kjo është shumë e thjeshtë.
-Okej, atëherë ndalemi këtu tek precedent ndaj Italisë.
Ilir Kulla: Giorgia Meloni humbi, humbi referendumin si rrjedhojë e luftës së Donald Trumpit. Dhe tani i bie të humbi zgjedhjet vitin që vjen, si rrjedhojë e Donald Trumpit. Ke njohur ndonjë politikan që do të humbi zgjedhjet? E pra, kështu që po u tërhoq, e detyruar në kohë.
-Po çfarë do bëjë?
Ilir Kulla: Ai, ai mori dhe sulmoi Papën. Dhe Papa, përveç se është i pari i katolikëve të botës, sepse është... Papa përveç se është i pari i katolikëve të botës, është dhe peshkop i Romës. I pari i kishës katolike italiane, romane. Si, çfarë do bëjë Giorgia Meloni? Do do humbi 20% të elektoratit? Elektorat, elektoratit tradicional. Sot, po po të vazhdojë ajo gjë, ikën partia që i mban qendrën katolike, ikën nga nga qeveria, e rrëzon sot qeverinë Forza Italia. Si do shkojë? Kjo është çështje llogarie. Çfarë do bëjë Giorgia Meloni?
-Okej, pse e sulmoi Trumpi Papa Leon?
Ilir Kulla: Sepse Papa Leo iu kundërvu dhe normal që do t'i kundërvihej, sepse Papa flet për paqe, nuk mund të flasë për luftë.
-Po pra, fiks e thatë, domethënë kjo është pjesë e retorikës së Vatikanit, që të flasë për paqen, jo për luftën.
Ilir Kulla: Po sepse, sepse sepse sepse Donald Trumpi mendonte që duke qenë një pap amerikan, ky pap amerikan, ëh, është një pap që do t'i qëndronte linjës politike të Donald Trumpit dhe përmendi një fjalë që s'duhet ta përmendte. Dhe tha, "po mos isha unë s'do zgjidheshe kurrë Papë". Por në, nga pikëpamja eskatologjike, Papa është pasues i Krishtit. Është i zgjedhur me frymën hyjnore. Ata kur votojnë dhe mbyllen tek dhoma e famshme e zgjedhjes së Papës, ata bëjnë gjithë betimin dhe sipas tyre, Papa zgjidhet se ka një frymë hyjnore. Pra, në qoftë se Donald Trumpi nga pikëpamja eskatologjike e quan veten Zoti, kjo nuk mund të pajtohet me katolikët. E aq më tepër, aq më tepër kur kjo ndodh javën kur, ëh, pjesa ekstreme hebraike në qeverinë e Izraelit nuk lejon kardinalin Pizzaballa, që është përfaqësuesi më i lartë i Selisë së Shenjtë, javën e Pashkëve të futet në kishën, në varrin e Krishtit. Si, ëh, janë 1 miliard e gjysëm katolikë në botë.
Katolikët në zgjedhjet e fundit votuan Donald Trumpin. Zëvendës-presidenti i SHBA-së është katolik. Kështu që si, ç'do bëjë Giorgia Meloni? Giorgia Meloni nuk do shkojë prapë 2% për shkak të të Bibi Netanyahut. Sepse është e qartë që lufta në Jemen është lufta e Bibi Netanyahut, i cili ka arsyet e veta, të drejta, por siç ka ai arsyet e veta, ka dhe kjo arsyet e veta. Shumë e thjeshtë. Referendumin e humbi si rrjedhojë e e çmimeve dhe inflacionit, për shkak të kësaj lufte. Tani të humbi edhe pushtetin. Shumë e qartë. Kisha katolike është faktor, ka qenë gjithmonë. Dikur ka qenë faktor unik se Demokracia Kristiane që qeveriste Italinë. Po është faktor që çon vota këtej ose andej në Itali. Ç'do bëjë Giorgia Meloni? Ka mbajtur krahun e Donald Trumpit për çdo gjë në brenda BE-së. Po kur vjen puna tek karriera e vet politike dhe te axhika e vet politike, ç'do bëjë? Do shkatërrohet politikisht. Se s'bën dot.
Lini një Përgjigje