TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Korrik 2024, 14:33

Kërkuan heqjen arrestit shtëpiak, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën dhe Malltezin

Shkruar nga Pamfleti

Kërkuan heqjen arrestit shtëpiak, Gjykata e Lartë rrëzon

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës “arrest në shtëpi”.

Mbrojtja e Berishës ngriti pretendimet në kërkesën e saj, se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret që Berisha të hetohet me masë sigurie.

Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.

Vlen të theksohet se Berisha i ka ezauruar rekurset në Gjykatat shqiptare dhe pak ditë më parë, aokatët e tij njoftuan se Berisha i ishte drejtuar Gjykatës së Strasburgut për çështjen e masës së arrestit.

Lini një Përgjigje