Sipas tij, duhet të ketë një analizë për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të sëmurëve me sëmundje tumorale.
Kreu i KLSH, Arben Shehu ka folur për skandalin te Onkologjiku, ku mjekët dërgonin pacientët me tumor në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.
Duke raportuar për raportin e vitit 2023 për KLSH në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Shehu tha se KLSH vlerëson se situata në onkologjik është pika fundore e përgjegjësisë.
Sipas tij, duhet të ketë një analizë për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të sëmurëve me sëmundje tumorale.
“Në vazhdimësi do donimin të kishim një mundësi për të bashkëpunuar. Nuk kërkohet vetëm mbështetje për punën por për arritjen e objektivave, dhe për zgjidhjen e problematikave që ne i kemi hasur në punën tonë. Siç përmendim situatën në Shëndetësi, siç është ai i Onkologjikut, është një niveli maksimal i lartë i riskut që kërkohet përgjegjësi e stafit të KLSH por edhe e institucionit që e monitoron spitalin. Kërkohet vëmendje shumë e madhe për zbatimin e rekomandimeve që ne kemi dhënë për shëndetësisë, do kërkojmë një analizë. Ne vlerësojmë se situata në onkologjik është pika fundore e përgjegjësisë. Duhet të ketë një analizë për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të sëmurëve me sëmundje tumorale”, tha Shehu.
Më 26 Qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut.
Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.
Përveç Edmond Gashit, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin “pazar” me jetën e pacientëve.
Nga hetimet u zbulua se në spitalin Onkologjik u instalua një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Që të përdoret Cobalt Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës.
Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua, por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike. Edhe KLSH ka bërë një kallëzim për rastin, në SPAK.
“Jemi të detyruar që konkluzionet tona për Onokologjikun, ti drejtojmë në institucionin që është institucioni kompetent për të ndjekur në mënyrën më të plotë të mundshme të gjithë tablo të skeletit të ligjit penal, pra Prokuroria Speciale”, është shprehur më parë kreu i KLSH.
Masat për të akuzuarit e dosjes se Onokolgjikut
-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” - Shpërdorim detyre
-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” - Shpërdorim detyre
-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT - “Detyrim paraqitje” - ''Shpërdorim detyre"
- Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut - “Detyrim paraqitje” - Shpërdorim detyre
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë - “Detyrim Paraqitje” - Shpërdorim detyre
-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” - Fshehje e te ardhurave
-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”
Lini një Përgjigje