TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 22:18

Kërcënimet e Metës ndaj Dumanit, Spahiu: Nëse do ishte një qytetar i thjeshtë do i rëndohej akuza

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënimet e Metës ndaj Dumanit, Spahiu: Nëse do ishte

Kreshnik Spahiu theksoi se nëse dikush tjetër do kërcënonte Dumanin siç bëri Meta në gjykatë do i rëndohej akuza.

I ftuar në emisionin 'Frontline', në Report Tv, Spahiu tha se ngaqë është një personazh si Meta në politikë, prandaj tolerohet.

"Do kishte dhe akuzë për kanosje ndaj autoritetit shtetëror. E ka bërë Ilir Meta dhe e tolerojnë. A shkoi në burg zv. ministrja për një arkë peshku. A shkoi Alda Klosi për para në oxhak, por nuk janë provuar të kujt janë. E arrestuan. Bashkëshorten e Metës është detyrim për paraqitje, nuk shoh tendencë. Kush do ishte rruga për ta mbrojur presidentin, nuk do ishte duke i thënë hajt ti bëjmë presion prokurorit.

Tani nuk ka gjyqtarë ti ndërrojnë masën e sigurimit pasi u ekstremizuan palët duke sharë njëri tjetrin. Gjyqtarët do e kenë të vështirë që mbrojtja ligjore ti jepej një masë më e lehtë. A do arratisje Meta? Mendoj se nuk do arratisej, nuk i ka dalë narkoza e pushtetit. Ende ëndërron”, tha ai.

Lini një Përgjigje