TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 22:07

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Spahiu: As mafia italiane nuk ka kërcënuar ashtu prokurorët në gjykatë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Spahiu: As mafia italiane nuk ka

Juristi Kreshnik Spahiu e shikon mjaft të gabuar qasjen e Ilir Metës ndaj prokurorëve të SPAK, veçanërisht Altin Dumanit.

Spahiu thekson se as mafia italiane nuk e ka kërcënuar në gjykatë prokurorin ashtu si Meta me Dumanin dhe Krajën.

“E papërshtatshme kanosjet e presidentit të republikës kreu të SPAK para procesit. Gjatë arrestimit dhe gjatë seancës. Ashtu siç nuk kemi parë as mafioz të arrestohen kështu. Kam qenë në seancë gjyqësore të Fatos Nanos, Ramiz Alisë, kam parë reagimet e tyre. Kam qenë edhe tek salla e gjykimit si është bërë. Reagimet për kanosje nuk i kam parë as tek familjet mafioze në Itali që të kërcënojnë në sallë prokurorët”, tha Spahiu për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje