TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2025, 19:06

Kandidat për Avokatin e Popullit, Saimir Vishaj: Nuk kam asnjë lidhje me partitë politike, ku janë të djegur kandidatët e tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Kandidat për Avokatin e Popullit, Saimir Vishaj: Nuk kam asnjë lidhje

Avokati i njohur Saimir Vishaj ka shpallur kandidaturën e tij për postin e Avokatit të Popullit.

Vishaj u shpreh se po përgatit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që ta dorëzojë brenda afatit.

Avokati deklaroi se ai është një kandidat serioz dhe mbi të gjitha nuk ka lidhje me asnjë parti politike.

Duke komentuar kandidaturat e tjera, avokati thotë se ata janë djegur në këtë pikë pasi vijnë nga lidhje me Partinë Demokratike apo me atë Socialiste.

Saimir Vishaj tregon se motoja e tij është ‘Askush mbi ligjin’.

Duke parë shpalljen e vakancës, kam vendosur të paraqes kandidaturën time. Më mjafton 35 vite në sistemin e drejtësisë, më ka bërë të njoh shumë miq nga të gjitha sferat sepse kam qenë nga ata që kam respektuar të drejtat dhe liritë dhe nuk kam parë asnjëherë kahun politik nga vijnë personat që kam mbrojtur. Nisur dhe nga gjendja ime shëndetësore, që aktualisht jam shumë mirë, ka pasur një reagim pozitiv që më ka bërë tepër entuziast, të shohim deri në fund. Ngelem gjithmonë një kandidat serioz për të përfaqësuar denjësisht Avokatin e Popullit.

Jo nuk kam komunikuar. Jem në një moment që paraqiten dokumentacionet pranë Komisionit të Ligjeve më pas do të vijë dhe marrja e 28 firmave të deputetëve sepse kalojmë në fazën e parë. Shihet nëse dokumentacionet plotësojnë kriteret në bazë të ligjit për institucionin e Avokatin e Popullit. Pastaj është një fazë më e dytë që krahët politikë do të japin dakordësinë e tyre. Unë nuk e kam problem sepse nuk kam qenë asnjëherë anëtar i ndonjë partie, as nuk kam marrë pjesë në fushatë. Besoj që edhe këtë kriter duhet ta plotësoj.

Mendoj që edhe kandidaturat që janë dhënë kanë atë CV-në e tyre, por kur vijnë nga fushat politike, Avokati i Popullit nuk është institucion politik. Në këtë pikë mendoj se kandidatët e tjerë janë djegur kandidatët për Avokat Populli sepse kanë pasur lidhje politike me subjektet majtas dhe djathtas. Tek unë gjithmonë në prononcimet e mija kam pasur vetëm ligjin. Kjo është arma ime më e fortë për të shkruar në institucioni e Avokatit të Popullit, zbatimi  i ligjit dhe me moton askush nuk është mbi ligjin, kjo është parimi i platformës time që do të shpalos në parlament.

Unë sa përfundova të gjitha analizat në SHBA, më kanë dalë shumë mirë. Fitova betejën me kancerin dhe nuk kam arritur të kontaktoj asnjë person. Jam njoftuar vetëm për dorëzimin brenda afatit të dokumentacionit”, tha Vishaj.

Aktualisht posti i Avokatit të Popullit mbahet nga Erinda Balanca, mandati i të cilës ka mbaruar që në maj të vitit 2022, por ajo vazhdon dhe qëndron në punë për të pritur pasardhësin e saj. Vakanca për Avokatin e Popullit është shpallur që në legjislaturën e kaluar, ndërsa dhe njëherë në Komisionin e Ligjeve u votua për të njëjtën procedurë.

 

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Të gjithë Avokatët e Popullit, 'kanë ngrohur vezë'. Ky është perceptim i gjerë i publikut. Le ta provojnë të sontazhojnë publikun. Unë flas nga përvoja në marëdhënit me këtë institucion.

    Lini një Përgjigje