
Avokati Uljan Bajrami ka lënë ambientet e paraburgimit në Elbasan. Dy ditë pas arrestimit, prokuroria e shpalli të paligjshëm arrestimin e tij dhe pak më parë ai doli nga qelia, teksa janë publikuar dhe pamjet kur pritet jashtë nga miq dhe të afërm.
Bajrami u arrestua pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka në seancën për konfirmimin e masave të sigurisë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan, mes të cilëve edhe Maksim Suçi, që mbrohej nga avokati Barjami. Prokurori bëri padi penale ndaj tij dhe më pas u urdhërua arrestimi.
Sipas raportimeve, avokati është arrestuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, por sot që materialet për arrestimin e avokatit kanë mbërritur në Prokurorinë e Elbasanit për vlerësim, organi i akuzës ka konstatuar se arrestimi është i paligjshëm. Ai nuk është paraqitur në gjykatë për masë sigurie pasi lirimi është bërë menjëherë me urdhër të Prokurorisë.
Lini një Përgjigje