TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2025, 18:59

“Kreu i ri i SPAK të vijojë ritmin e Dumanit”, Meçe: Të zgjidhet një prokurore femër

Shkruar nga Pamfleti

“Kreu i ri i SPAK të vijojë ritmin e Dumanit”,

Analisti Arben Meçe tha se procesi i zgjedhjes së kreut të ri të SPAK deri tani po zhvillohet brenda kuadrit ligjor, pavarësisht debateve për preferencat mbi emrat konkretë.

Ai theksoi se katër kandidatët kanë kaluar pengesën e parë, i cili është testi profesional. Meçe theksoi se personalisht do të dëshironte që në krye të SPAK të zgjidhej një prokurore femër.

“Po zhvillohet ngjarja brenda ligjit. Në dhjetor përfundon mandati i Dumanit dhe bëhet përgatitja për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçëm. Deri tani kapërcimin parë e kanë bërë katër veta. Të katër e kanë kaluar testin profesional. Personalisht unë do doja të ishte një femër. Ky është opinionin im, e përgjithshmja është se nuk ka humbje SPAK, kushdo që të zgjidhet. Ligji garanton garë transparente dhe të ndershme”, u shpreh ai.

Meçe u shpreh se kreu i ri i SPAK duhet të vijojë ritmin që krijoi Altin Dumani, madje të rrisë veprimtarinë e tij cilësore në goditjen e paligjshmërisë.

“Lufta vazhdon, nuk ka sfidë. Të gjithë ata 20 prokurorë kanë çështje në dorë dhe i vijojnë ato. Nga të dhënat e deritanishme nuk kemi asnjë provë, që të ketë ndërhyrje të politikës në SPAK. SPAK është jashtë kontrollit.

Unë do të ishte i kënaqur, që ritmin me të cilën e futi Dumani, me atë ritëm të vazhdonte. Rënia e këtij ritmi do kishte pasoja, por duhet të shohim se me çfarë egoje do vijë kreu i ri i SPAK.

Është një makineri që është në punë 100% dhe tani debati është nëse do shkojë në 120% apo do bjerë në 90%. Mendoj se do kemi rritje të ritmit. Ajo që është shqetësues, është se ka një agresivitet nga SPAK sa lidhet me masën e arrestit me burg”, tha ai për “Abc News”.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pasi shqyrtoi dokumentacionet vendosi që katër kandidatë si Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gogaj të vazhdojnë fazat e tjera të kësaj gare.

Lini një Përgjigje