TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Janar 2025, 21:48

“Ka ndaluar reforma në polici”, Prençi: Në Lezhë janë dy vatra që krijojnë viktima çdo vit

Shkruar nga Pamfleti

“Ka ndaluar reforma në polici”, Prençi: Në

Ish drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi shkak për situatën e sigurisë në vend bëri stopimin e reformës në policinë e shtetit.

Prençi tha se sot në polici ka drejtues të rinj, por shefa departamentesh të vjetër, që duhet të lëvizin. Ai shtoi gjithashtu se duhet të ndërhyhet menjëherë në qarkun e Lezhës ku dy grupe kanë krijuar viktima herë pas here.

“Kam pritur reformën në polici. Sot është stopuar. Nuk ka emërime të mira. Kemi 5-6 departament që duhet t’i nënshtrohen konkursit, por ai nuk është hapur. Kemi drejtorë të rinj, por departamente me njerëz të mëparshëm. Departamenti i hetimit të krimit duhet të zbresë me ekipin më të mirë në Lezhë. Janë dy vatra që po prodhojnë vrasje”, tha Prençi në A2CNN.

Lini një Përgjigje