TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Janar 2025, 21:32

5 vrasje në 16 ditë, Hajdarmataj: Dy prej tyre mafioze, punë e dobët e policisë për t'i parandaluar

Shkruar nga Pamfleti

5 vrasje në 16 ditë, Hajdarmataj: Dy prej tyre mafioze, punë e

Ish drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj ishte i ftuar në Off the Record në A2 CNN ku foli për situatën e sigurisë në vend pas ngjarjeve kriminale që shoqëruan ditët e para të janarit.

Sipas Hajdarmataj, dy prej ngjarjeve janë mafioze që tregojnë punën e dobët të policisë për t’i parandaluar ato.

“Situata ka një kurbë rritjet, për festat e fundvitit dhe pushimeve verore, për shkak të llogarive që grupet kriminale mund të kenë në vendet e BE. Ka të njëjtën kurbë me vitin e kaluar. Në këto ngjarje dy janë realisht të tipit mafioz. Vrasja e 31 vjeçarit, për rastin e Vlorës dhe atentatit në Tiranë është punë e dobët që bën policia për të parandaluar ngjarjet kriminale”, tha Hajdarmataj.

5 vrasje hajdarmataj

Lini një Përgjigje