TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Janar 2025, 18:55

“Nuk kthehem më në politikë”, paralajmërimi i Ben Blushit: Pas 30 vitesh, Shqipëria do jetë e populluar nga emigrantët!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kthehem më në politikë”, paralajmërimi i

Ben Blushi tha se ka hequr dorë përfundimisht nga politika, ndërsa fokusi i tij i vetëm është shkrimi dhe letërsia.

Shkrimtari i njohur Ben Blushi ka analizuar marrëdhënien e shqiptarëve me fenomenin e racizmit, duke e lidhur atë me izolimin historik dhe mungesën e ndërveprimit me popuj të tjerë.

“Shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të dinë nëse janë racistë apo jo, sepse kemi jetuar të izoluar, të rrethuar nga male. Jemi një popull që ka jetuar në një lloj ishulli”, tha Blushi, duke theksuar se ndryshimi demografik në vendet e tjera evropiane ka nxjerrë më herët në pah çështjet e racizmit.

Duke iu referuar romanit të tij “Otello, Arapi i Vlorës”, botuar në vitin 2009, Blushi tregoi se si historia e një djali me ngjyrë që zbret në Vlorë në vitet 1400 shërben si një metaforë për mënyrën se si shqiptarët mund të përballen me të huajt.

“Banorët e Vlorës, që nuk kishin parë kurrë një person me ngjyrë, e trajtojnë atë si një qenie të huaj, duke i bërë eksperimente çnjerëzore”, tha ai.

Blushi paralajmëroi se pas disa dekadash, Shqipëria do të përballet me rritjen e emigracionit dhe sfidat që sjell shumëllojshmëria kulturore. Sipas tij, pas 20-30 viteve, do të kemi emigrantë nga popuj të tjerë dhe do të merremi shumë me këtë çështje.

“Otello, Arapi i Vlorës”, i botuar në 2009, tregon raportin e shqiptarëve me racizmin. Ne nuk e dinim ishim apo jo racistë sepse s’kemi jetuar me popujt të tjerë. Ne për shkak të gjeografisë, jemi popull i rrethuar nga male, kemi jetuar në një lloj ishulli. Vendet e tjera, gjermanët, francezët e dinë këtë prej shumë shekujsh. 6% e francezëve janë të ardhur, 25% e banorëve të Suedisë janë të ardhur, 6-7% e Gjermanisë janë banorë të ardhur… T’i çohesh në mëngjes dhe komshiu jot është një familje siriane apo afgane me 7 fëmijë që bëjnë zhurmë, lënë plehrat te ashensori, ti mendon keq për ata, kjo është racizëm. Kam marrë një personazh të Shekspirit dhe e kam sjellë si një djalë që zbret në Vlorë, në vitet 1400, 6 shekuj më parë, një djalë me ngjyrë pra që del nga deti. Banorët e Vlorës nuk kishin parë ndonjëherë qenie të zezë, e trajtojnë si kafshë, i bëjnë eksperimente të llahtarshme… Pas 20-30 viteve në Shqipëri do të vijnë popuj të tjerë emigrantë dhe ne do të merremi shumë me këtë punë”, u shpreh ai për “News 24".

Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk do të rikthehet në politikë, ndërsa ka preferuar të fokusohet tek letërsia.

“Nëse nuk do të kisha dëshirën për të shkruar, ndoshta sot do të isha në politikë. Por jam shkrimtar dhe kjo më jep më shumë kënaqësi. Kësaj i vendos pesë yje”, përfundoi Blushi.

Lini një Përgjigje