TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Janar 2025, 19:19

“Shqipëria vend pa librari”, Ben Blushi: Panairi i Librit është kthyer në dyqan

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria vend pa librari”, Ben Blushi: Panairi i Librit

Shkrimtari i njohur Ben Blushi, ngriti shqetësimin për situatën e librarive në Shqipëri, duke e cilësuar vendin si “të fundit në botë” në këtë aspekt.

Blushi u shpreh se Shqipëria ka shumë pak libra, ndërsa sipas tij, Panairi i Librit ka humbur funksionin e tij kryesor si një mundësi për të promovuar kulturën e leximit. Blushi shton se Panairi i Librit është kthyer në një ‘dyqan’ për të takuar njerëz, në një traditë, festë dhe jo për të fituar para.

“Ne jemi vend pa librari. Në Shqipëri, sot kemi vetëm 2-3 librari në Tiranë. Panairin e Librit e kemi kthyer në një ‘dyqan’ për të takuar njerëz, jo për të fituar para. Ai është bërë një festë dhe një traditë, por gjatë vitit libri mpihet ose fle”, tha Blushi për “News 24”.

Ai e krahasoi Shqipërinë me vendet e tjera europiane, ku Suedia dhe Danimarka mbajnë vendin e parë për numrin e librarive për 1,000 banorë, me 9 librari, ndërsa Italia dhe Greqia kanë 2-3. Blushi shpreson se kjo situatë do të ndryshojë dhe do të rritet interesimi për librin në Shqipëri.

“Jemi vend pa librari. Po shihja një statistikë europiane lidhur me libraritë për 1 mijë banorë, vendin e parë e mbante Suedia e Danimarka, 9 librari, Italia apo Greqia me 2-3. Ne duhet të jemi vendi i fundit në Europë por edhe në Botë, sot në Tiranë ka 2-3 librari. Panairin e Librit ne e kemi si dyqan, jo për të fituar lekë, por për të takuar njerëz sepse aty vijnë qindra njerëz se është një lloj feste, është kthyer në traditë. Gjatë vitit libri mpihet, ose fle”, u shpreh ai.

 

Lini një Përgjigje