TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2026, 19:32

Jo vetëm në Tiranë, protestë për mbrojtjen e Zvërnecit në Vlorë dhe Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Jo vetëm në Tiranë, protestë për mbrojtjen e

Kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm në Tiranë. Paralelisht me protestën e zhvilluar në kryeqytet, qytetarë janë mbledhur edhe në Vlorë dhe Durrës për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj projektit dhe politikave që, sipas tyre, favorizojnë investitorët strategjikë.

Në Vlorë, protestuesit janë grumbulluar në Sheshin e Flamurit, ku kanë mbajtur pankarta dhe kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar mbrojtjen e territorit dhe ndalimin e ndërhyrjeve në zonën e Zvërnecit.

Ndërkohë, në Tiranë po zhvillohet protesta e katërt e organizuar nga qytetarët kundër projektit. Pjesëmarrësit kërkojnë ndërprerjen e ndërtimeve në zonën e mbrojtur dhe më shumë transparencë lidhur me procedurat e ndjekura për zbatimin e projektit.

Edhe në Durrës, dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Liria”, ku po zhvillojnë një protestë paqësore në heshtje. Me pankarta në duar, ata kërkojnë mbrojtjen e tokës publike, anulimin e projekteve që, sipas tyre, favorizojnë investitorët strategjikë dhe zgjidhjen e problemeve që prekin komunitetin.

Protestat po zhvillohen njëkohësisht në disa qytete të vendit, ndërsa qytetarët kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet për çështje që lidhen me mjedisin, zhvillimin urban dhe interesin publik.

proteste zvernec tirane durres vlore

Lini një Përgjigje