TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Nëntor 2023, 07:34

Ishin për fundjavë në Lurë, 50 turistë të huaj bllokohen nga bora

Shkruar nga Pamfleti

Ishin për fundjavë në Lurë, 50 turistë të huaj

Reshjet e shumta të dëborës në vendin tonë kanë shkaktuar probleme të shumta në akset rrugore. Situata e rëndë u raportua dhe në akset rrugore Kurbnesh-Lurë dhe Arras-Lurë, ku 50 turistë vendas dhe të huaj kanë mbetur të bllokuar mbrëmjen e së shtunës për disa orë.

Turistët ishin nisur për të kaluar fundjavën në bujtinat e zonës piktoreske, por kanë kërkuar ndihmë hasën vështirësi në qarkullimin rrugor.

Një grup banorësh është nisur drejt vendngjarjes duke arritur t'i ndihmojnë në kohë.

Aktualisht kjo zonë hasi probleme edhe me mungesën e energjisë elektrike.

reshjet e debores bllokimi i rrugeve

Lini një Përgjigje