TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2023, 22:07

Rruga e Arbrit 7 orë e bllokuar, Rama i gëzohet borës në Korçë/ Berisha: Veriu i bllokuar për shkak të indiferencës së narko-qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Rruga e Arbrit 7 orë e bllokuar, Rama i gëzohet borës në

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas lënies në mëshirën e fatit të mijëra qytetarëve nga qeveria pas reshjeve të borës.

Berisha shkruan se mijëra qytetarë, fëmijë, të moshuar, të sëmurë janë bllokuar në akset kombëtare dhe rrugët dytësore të Dibrës, Bulqizës, Matit, Kukësit Tropojës, Krujës e Shkodrës.

Ai thotë se narko-qeveria ndodhet me pushime për fundjavë duke iu drejtuar kryeministrit Rama i cili ka publikuar disa fotografi nga qyteti i Korçës.

Berisha thekson se dënon ashpër indiferencën e plotë dhe të papërgjegjshme të qeverisë ndaj kësaj situate të paralajmëruar.

“Veriu i bllokuar nga dëbora dhe stuhitë e furishme të saj.

Mijëra qytetarë, fëmijë, të moshuar, të sëmurë të bllokuar në akset kombëtare dhe rrugët dytësore të Dibrës, Bulqizës, Matit, Kukësit Tropojës, Krujës e Shkodrës. Dëbora po arrin në 50 cm. Në Qafë Murriz janë mbi 300 udhëtarë të bllokuar pa asnjë ndihmë.

Narko-qeveria në Weekend.

Asnjë ndihmë, asnjë borëpastruese për hapjen e rrugëve! Dënoj me ashpërsi indiferencën e plotë dhe të papërgjegjshme të qeverisë ndaj kësaj situate të paralajmëruar”, shkruan Berisha në Facebook.

berisha rama qeveria reagim

Lini një Përgjigje