TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2023, 19:20

Vijon kaosi për shkak të dëborës/ Mbi 300 makina të bllokuara në Rrugën e Arbrit, nis evakuimi i qytetarëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vijon kaosi për shkak të dëborës/ Mbi 300 makina të

Reshjet intensive të dëborës kanë shkaktuar probleme të ndryshme në veri të vendit. Në disa qarqe la probleme me qarkullimin ndërsa në qarkun e Dibrës raportohet se 300 persona janë bllokuar për orë të tëra në aksin e Qafë Murrizit.

Nga Maqellara në Peshkopi, prej disa orësh rruga është e bllokuar, ndërsa rrugët rurale janë të gjitha të bllokuara. Mësohet se është nisur një borëpastruese nga Tirana në drejtim të vendit ku janë bllokuar 300 persona. Por për shkak se rruga është bllokuar nga makinat e ndaluara, fadroma është kthyer sërish pas.

Ndërkohë mësohet se kanë mbërritur forcat e policisë dhe ka nisur evakumi i qytetarëve. Mes tyre ka fëmijë dhe të moshuar dhe policia po bën të mundur largimin e tyre, kjo pasi temperaturat kanë shkuar në minus.  

"Rruga Peshkopi- Kuben Kukës kalohet pjesërisht me zinxhirë, e bllokuar në dy segmente në Koben dhe nga Sllova deri në Vasie.

Aksi kombëtar Peshkopi Tiranë,  i bllokuar në Segmentin Peshkopi - Maqellarë në Dovolan rreth 100 mjete, tek pishat e Bulqizës - Qafa e buallit i bllokuar. Baypasi i Murrizit i bllokuar nga fshati Bastar Murrize deri tek ura e Gurit të Bardhë të bllokuara më shumë se 300 mjete në dy krahët

Si pasojë e thyerjes së pemëve pa energji elektrike i gjithë territori i Bashkisë Dibër bashkë me njësitë administrative. Nga informacionet e marra deri tani nuk ka pasur asnjë thirrje për emergjenca shëndetësore nga Njësitë Administrative”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Ndërsa në Kukës raportohet për probleme me energjinë elektrike nga reshjet e dëborës dhe erës së fortë, por deri më tani nuk raportohet për akse rrugësh të bllokuara.

Si rezultat i erës së fortë ka patur bllokime të përkohshme në disa segmente, por është ndërhyrë në kohë nga kontraktorët dhe janë bërë funksionale.

Situata në vend për shkak të borës

Rezervuari në lagjen Pla Nj.Ad Krumë, si pasojë e prurjeve  të mëdha ka patur probleme, por situata është normalizuar.

Ka probleme me energjinë elektrike në Nj.Ad Shishtavec, Topojan, Zapod, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arren bashkia Kukës, Nj.Ad Golaj dhe Fajza bashkia Has dhe Nj.Ad Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 18:40 datë 25.11.2023 është si më poshtë:

I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore dhe erë e fortë.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

• Rrugët nacionale janë të qarkullueshme me zinxhirë. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.

Si rezultat i erës së fortë ka patur bllokime të përkohshme në disa segmente, por është ndërhyrë në kohë nga kontraktorët dhe janë bërë funksionale.

•Nga bashkitë:

Bashkia Kukës

Rrugët rurale janë të kalueshme, përveç rrugëve të Nj.Ad Arrën, Zapod, Grykë-Çajë dhe Kalis.

Bashkia Has

Rrugët janë të kalueshme.

Rezervuari në lagjen Pla Nj.Ad Krumë, si pasojë e prurjeve  të medha ka patur probleme, por si rezultat i ndërhyrjes nga bashkia është normalizuar.

Nga bashkia Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Shishtavec, Topojan, Zapod, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arren bashkia Kukës, Nj.Ad Golaj dhe Fajza bashkia Has dhe Nj.Ad Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

moti i keq në vend probleme me energjinë elektrike akse të bllokuara

Lini një Përgjigje