TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2023, 18:44

Reshjet e dendura të shiut nxjerrin nga shtrati lumin e Ishmit, Bubqi rrezikon përmbytjen

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e dendura të shiut nxjerrin nga shtrati lumin e Ishmit, Bubqi

Shiu i dendur që ka rënë në 24 orët e fundit kanë bërë që niveli i ujit të lumit Gjole në Fushë Krujë të rritet ndjeshëm.

Aktualisht nuk raportohet për përmbytje apo problematika por nëse reshjet do të vijojnë, lumi rrezikon të dalë nga shtrati dhe të përmbysë disa fshatra si Murqina, Mallkuci, Derveni, Likmete.

Lumi Gjole dhe ai i Zezës që kalon mes qytetit të Fushë Krujës bashkohen së bashku duke krijuar lumin e Ishmit i cili është shumë afër kuotave kritike dhe rrezikon fshatra të tërë në Komunën e Bubqit.

bubq reshje shi permbytje

Lini një Përgjigje