TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2023, 17:43

Moti i keq në vend, Policia e Shtetit apel shoferëve: Vendosni zinxhirët dhe zbatoni udhëzimet e dhëna

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në vend, Policia e Shtetit apel shoferëve: Vendosni

Reshjet e dendura të borës kanë sjellë si pasojë bllokimin e disa akseve rrugore në Dibër dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në zona të thella malore në Kukës dhe në Shkodër.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme në Dibër, Kukës dhe Shkodër iu kanë dhënë ndihmë në 21 raste, drejtuesve të automjeteve që ishin në nevojë për shkak të motit të keq me borë të dendur.

Policia apelon për vendosjen e zinxhirëve dhe për zbatim të udhëzimeve të dhëna në njoftimet për mediat, për rrugët e bllokuara apo ato që paraqesin vështirësi.

Policia Rrugore po punon që mjetet e bllokuara nga bora të mos bëhen pengesë për borëpastrueset dhe rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

 

debore moti i keq

Lini një Përgjigje