TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2023, 17:54

Qytetarët mbi 3 orë të bllokuar në Rrugën e Arbrit: Jemi me fëmijë të vegjël!

Shkruar nga Pamfleti

Qytetarët mbi 3 orë të bllokuar në Rrugën e Arbrit:

Reshjet e dëborës që kanë “pushtuar” vendin tonë, sërish e kanë gjetur shtetin shqiptar të papërgatitur pavarësisht paralajmërimeve për bllokime të akseve rrugore.

Mijëra qytetarë janë bllokuar gjatë ditës së sotme në rrugë të ndryshme të vendit, por kryesisht në veri dhe verilindje të Shqipërisë reshjet e dëborës kanë qenë intensive.

Një qytetare ka denoncuar në media, duke apeluar për ndihmë pasi dhjetëra makina janë bllokuar në Qafën e Murrizit në rrugën e Arbrit dhe askush nuk u ka shkuar në ndihmë.

‘Jemi të bllokuar prej më shumë se 3 orësh në Qafë Murriz. Jemi me fëmijë të vegjël në makinë dhe asnjë borëpastruese nuk duket që të vijë të hapë rrugën’, shkruan zonja.

moti i keq rruga arbrit bllokimi i rrugeve

Lini një Përgjigje