TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2023, 17:02

Miliona euro fonde, por Rruga e Arbrit bllokohet sërish; mbi 300 makina mbeten në mes të dëborës

Shkruar nga Pamfleti
Miliona euro fonde, por Rruga e Arbrit bllokohet sërish; mbi 300 makina
Kaosi në Rrugën e Arbrit

Mënyra e ndërtimit të rrugës, por edhe mungesa e borëpastruesve ka bërë që ky aks në dimër të dalë jashtë funksionit...

Rruga e Arbrit vijon të gërryejë buxhetin e shtetit nga viti në vit dhe duket se miliona euro shkojnë nëpër xhepa, pasi situata në terren dëshmon se nuk ka asnjë shërbim për qytetarët.

Mjaftuan disa reshje bore dhe ky aks është bllokuar totalisht.

Mënyra e ndërtimit të rrugës, por edhe mungesa e borëpastruesve ka bërë që ky aks në dimër të dalë jashtë funksionit. Pak reshje u deshën dhe mësohet se aksi është i paqarkullueshëm. Madje mësohet se disa qytetarë kanë ngelur në mes të rrugës, pasi makinat e tyre nuk lëvizin. Sipas informacioneve në majë të malit në Qafë Murriz kanë mbetur të bllokuar 300 automjeteve, përfshirë edhe dy furgona me pasagjerë.

Vazhdojnë reshjet e borës me intensitet të lartë. Trashësia në qytetin e Peshkopisë rreth 20 cm, në zona të thella deri në 50 cm.

Rruga Peshkopi- Kuben Kukës kalohet pjesërisht me zinxhirë, e bllokuar në dy segmente në Koben dhe nga Sllova deri në Vasie.

Aksi kombëtar Peshkopi Tiranë,  i bllokuar në Segmentin Peshkopi - Maqellarë në Dovolan rreth 100 mjete, tek pishat e Bulqizës - Qafa e buallit i bllokuar. Baypasi i Murrizit i bllokuar nga fshati Bastar Murrize deri tek ura e Gurit të Bardhë të bllokuara më shumë se 300 mjete në dy krahët

Si pasojë e thyerjes së pemëve pa energji elektrike i gjithë territori i Bashkisë Dibër bashkë me njësitë administrative. Nga informacionet e marra deri tani nuk ka pasur asnjë thirrje për emergjenca shëndetësore nga Njësitë Administrative”, thuhet në njoftimin e policisë.

Miliona euro fonde, por Rruga e Arbrit bllokohet sërish; mbi 300 makina

Një ndër arsyet që ky aks bllokohet është sepse punimet nuk kanë përfunduar. Për arsye elektorale qeveria e hapi si aks, por punimet zvarriten nga firma “Gjoka”, e cila merr miliona, por nuk ka bërë asgjë që aksi të jetë tërësisht funksional. Madje pak ditë më parë u njoftua shtyrja e afateve për Tunelin e Murrizit.

Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën ishte planifikuar që të përfundonte në prill 2022, por ministria e zgjati fillimisht me 17 muaj afatin për kompaninë koncesionare “Gjoka 87” për përfundimin e punimeve.

Pas skadimit të afatit të ri, tuneli i Murrizit është ende larg së përfunduari. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, shtyrja u përllogarit nga një inxhinier i pavarur dhe “nuk do të ketë implikime financiare për Autoritetin Kontraktor”.

Ndërtimi i rrugës prej 54 kilometrash që lidh Tiranën me Dibrën filloi në vitin 2018, pasi kompania “Gjoka Konstruksion” fitoi koncesionin me ofertën prej 33.6 miliardë lekësh. Deri në qershor të këtij viti, kompania mori pagesa me vlerë 13.4 miliardë lekë.

Projekti parashikon ndërtimin e një rruge me dy korsi, e cila kalon në një seri me gjashtë tunele dhe dy ura të larta. Por vepra kryesore e projektit, tuneli i Qafës së Murrizit, 3.8 kilometra i gjatë, është zëvendësuar nga një rrugë e ngushtë malore 8.8 kilometra.

Problemet e hasura me hapjen e këtij tuneli janë përdorur si justifikim i ministrisë për zgjatjen e kësaj kontrate 2 herë me 37 muaj në total.

Ndërtimi i rrugës së Arbrit është përdorur nga kryeministri Edi Rama si një premtim elektoral për zonën e Dibrës që prej vitit 2013. Ai e inaguroi me bujë përfundimin e rrugës para zgjedhjeve të prillit 2021, duke premtuar se bashkë me tunelin e Murrizit rruga do të dorëzohej në prill 2022. /Pamfleti

Lini një Përgjigje