TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2023, 15:59

Bora mbulon Dibrën, policia tregon akset e bllokuara dhe u bën thirrje qytetarëve: Shmangin lëvizjet e panevojshme

Shkruar nga Pamfleti

Bora mbulon Dibrën, policia tregon akset e bllokuara dhe u bën thirrje

Zona e Dibrës po përballet me reshje të shumta dëbore, duke sjellë problem në qarkullimin e automjeteve.

Policia ka reaguar, duke bërë me dije se janë bllokuar aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë; Peshkopi-Kuben-Kukës .

Policia lokale sqaron se firmat e mirmëmbajtjes së këtyre akseve po punojnë intensivisht për hapjen e tyre.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, janë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë duke shkaktuar trafik dhe bllokim rruge, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje