TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2023, 14:04

Klodiana Lala tregon prapaskenat: Pse Erzen Breçani kërkoi që në seancë të ishte edhe kreu i SPAK!

Shkruar nga Pamfleti
Klodiana Lala tregon prapaskenat: Pse Erzen Breçani kërkoi që
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me Erzen Breçanin, i cili ndodhet në burg së bashku me të birin dhe disa të tjerë për përfshirje të trafikut të drogës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lala theksoi se Breçani në seancën gjyqësore synonte  që të vinte dhe kreu i SPAK Altin Dumani.

Sipas Lalës, avokatët e Breçanit pretendojnë se Prokuroria nuk ka prova pasi asnjëherë nuk e ka pasur telefonin e Breçanit.

Breçani insistonte që në seancë gjyqësore të vinte kreu i SPAK. Pra Prokurori ishte Vladimir Bara dhe drejtues i hetimit ishte Altin Dumani. Ai ka pretenduar se ishte në burg prej të birit. Avokatët janë duke synuar që të mos e konsiderojnë provë të dhënat e marra prej “Sky”. Prokuroria nuk e ka një provë të tillë, për shembull si marrja e celularit."-tha Lala për Euronews.

Më 23 nëntor GJKKO dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe Bujar Gërmizi, si dhe Besmir Murati, i lidhur ngushtë me Gërmizin.

SPAK e akuzon ish nëndrejtorin e policisë së Tiranës Erzen Breçani për 2 akuza ‘pastrim parash’ dhe për përkrahje të autorëve të krimit.

klodiana lala

Lini një Përgjigje