TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2023, 16:21

Dimri mbërthen Ballkanin/ Reshje të dendura bore në veri dhe juglindje të vendit, bllokohen rrugët në Kukës dhe Dibër

Shkruar nga Pamfleti
Dimri mbërthen Ballkanin/ Reshje të dendura bore në veri dhe
Rruga e Arbrit

Një stuhi acari është drejtuar drejt Ballkanit. Temperaturat kanë filluar të ulen, teksa reshjet e borës kanë nisur që paradite në veri të vendit, duke krijuar një situatë problematike.

Dibra është Qarku me reshje të shumta bore, duke sjellë dhe bllokim rrugësh, teksa situatë problematike shihet dhe në Kukës. Po ashtu në zonat malore të Shkodrës po bien reshje të shumta dëbore.

Sa i takon Dibrës, policia ka reaguar, duke bërë me dije se janë bllokuar aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë; Peshkopi-Kuben-Kukës. Policia lokale sqaron se firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve po punojnë intensivisht për hapjen e tyre.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, janë në gatishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë duke shkaktuar trafik dhe bllokim rruge, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”, thuhet në njoftim.

Dimri mbërthen Ballkanin/ Reshje të dendura bore në veri dhe

Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë bllokim të Bypaasit në Qafë-Murrizë, pjesë e rrugës së Arbrit. Rruga ka më shumë se një orë që është bllokuar. "Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës aktualisht dhe në vijim shoqëruar me temperatura të ulëta, kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet i rrezikshëm për përdoruesit e mjeteve të papajisuara minimalisht me goma dimërore. Për këtë arsye kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë atyre përdoruesve të pa pajisur me goma dimërore apo zinxhirë që nuk do të lejohen të përshkojnë Bypasin e Murrizit deri në pastrimin total nga dëbora", njofton ARRSH.

Dimri mbërthen Ballkanin/ Reshje të dendura bore në veri dhe

Në qarkun e Kukësit, dëbora ka kaluar 30 cm. Edhe pse 6 borëpastruese u vunë në lëvizje duke pastruar dëborën nga rruga, intensiteti i reshjeve, krijoi problematika ne Rrugën e Kombit në segmentin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit. Kamionë e mjete të vogla për shkak se ishin të pa përgatitur përballë motit të keq, u bllokuan në rrugë.

Dimri mbërthen Ballkanin/ Reshje të dendura bore në veri dhe

Probleme u krijuan edhe në zona të tjera të qarkut të Kukësit, veçanërisht në rrugët që lidhin Kukësin me Shishtavecin, Kukësin me Peshkopinë e Fushë-Arrëzin, rrugët e bashkisë Tropojë e Has.

Reshje intensive dëbore kanë nisur këtë pasdite edhe në Qafë Thanë. Momentalisht, nuk paraqiten probleme me qarkullimin rrugor, edhe pse nga ana e policisë rrugore kërkohet përdorimi i gomave dimërore dhe kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve. Po ashtu edhe në zonën e Korçës ka pasur reshej të shumta dëbore, por pa krijuar problem në qarkullim.

Probleme ka pasur dhe me energjinë. Për shkak të motit të keq janë shfaqur avari në 13 fidera, kryesisht në rajonin e Fierit, në zonat rurale, ndërkohë që probleme ka pasur dhe në qarkun e Shkodrës.

IGJEUM, tha se shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2 deri në 8 gradë, ndërsa temperaturat maksimale parashikohen 9 deri në 11 gradë.

Akset më problematike

Dushaj- Sheshi i Trageteve – Lekbibaj

Qafë Thore

Ura e Zapotit – Shishtavec

Vau i Dejës – Pukë – Kukës

Fushë Arrëz - Qafë Mali - Kukës

Bajram Curri - Valbonë

Ura Bujan

Qafë Morinë –Tropojë

Shipshan – Sopot -Kerrnaje

Bajram Curri – Fierzë

Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë;

Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë;

Peshkopi-Kuben-Kukës

Lini një Përgjigje