TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2023, 16:41

Bora “pushton” edhe juglindjen, probleme në Qafë Thanë; pezullohet lundrimi në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Bora “pushton” edhe juglindjen, probleme në Qafë

Reshjet e dëborës po bien me intensitet të lartë dhe kanë mbuluar edhe aksin e rrugës kombëtare Pogradec-Qafë Thanë.

Momentalisht, nuk paraqiten probleme me qarkullimin rrugor, edhe pse nga ana e policisë rrugore kërkohet përdorimi i gomave dimërore dhe kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve.

Shërbime të përforcuara të policisë rrugore janë në terren dhe po punojnë për disiplinimin e qarkullimit të automjeteve.

Moti i keq nuk ka kursyer as bregdetin, ku është ndaluar përdorimi i mjeteve të vogla lundruese për sot dhe nesër.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 25-26.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 datë 25.11.2023 në drejtimin Veri-Perëndim në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.00 metra.

Është ndaluar dhënia e leje – nisjes, duke filluar që sot në orën 12:00 për mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marrjen e masave të sigurisë.

Gjithashtu mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë kujdes.

Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 25-26.11.2023.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve, mbasi do të përmirësohen kushtet hidrometeorologjike.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 të datës 26.11.2023”, njoftoi policia.

moti i keq bora pezullohet lundrimi

Lini një Përgjigje