TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2023, 17:10

Aksioni opozitar, Ben Andoni: Legjislatura më e dobët, Parlamenti nuk prodhon asgjë

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni opozitar, Ben Andoni: Legjislatura më e dobët, Parlamenti nuk

Analisti Ben Andoni ka komentuar tensionet në Kuvend dhe ndërhyrjen e ambasadave të huaja.

Sipas tij, mënyra se si po zhvillohet politika në parlament tregon që është legjislatura më e dobët. Ndërsa për SPAK çdokush ka pritshmëri të mëdha, por për të ia ka vlejtur puna, pasi tashmë shumë zyrtarë dhe ish-zyrtarë po hetohen dhe po paraqiten në dyert e Prokurorisë.

“Mënyra si po menaxhohet politika në parlament është legjislatura më e dobët. Nuk është se nuk ka rezultate në sistemin e drejtësisë, po është shumë larg pritshmërisë, vetëm të mendosh atë malin me dosje në Gjykatën e Lartë.

Ja ka vlejtur. Po të mos ja vlente nuk do shikonim të gjitha ata individët që hetohen dhe gjithë ata njerëz që vijnë para dyerve të SPAK. Kemi një administratë më të shqetësuar dhe më e kujdesshme për sa i përket dokumenteve", u shpreh Andoni.

Sa i përket ambasadave, sipas tij ato kanë reaguar në Shqipëri sa herë që situata ka qenë e përkeqësuar mes palëve. Përderisa reagojnë edhe tani nuk është se kemi ndonjë demokraci të konsoliduar krahasim me vite më parë.

Ata ndërhynë sërish në mënyrë që parlamenti të funksionojë siç duhet, në interes të shoqërisë dhe ekonomisë së vendit.

“Çdo qëndrim i Ambasadës amerikane dhe i Mbretërisë së Bashkuar gjithmonë shikohen me kërshëri. Ambasada gjermane për shembull para disa vjetësh ka paraqitur probleme reale të bizneseve gjermane në Shqipëri. Më para kur ka pasur protesta, ata janë përfshirë direkt si në 97. Gjithmonë kur ka pasur acarime kanë shërbyer si ndërmjetës. Edhe në këtë rast mospërfshirja e tyre ka qenë një lloj respekti i demokracisë. Tani që përshihen nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë, mbetemi një demokraci hibride, përderisa presim reagimin e tyre.

Kanë ndërhyrë për t’ju treguar të dyja palëve. Atyre u intereson produkti që parlamenti të jetë efektiv të ndihmojë shoqërinë, ekonominë, të rrisi mirëqënien e shqiptarëve”, tha Andoni për “Fax News”.

ben andoni tension kuvend

Lini një Përgjigje