
Reshjet e dëborës që po vijojnë tashmë prej afro 3 orësh në Malësinë e Krujës kanë bërë që aksi nacional Krujë-Qafshtamë dhe shumë prej rrugëve që lidhin fshatrat e malësisë së Krujës me aksin kryesor te bllokohen.
Niveli i dëborës në parkun kombëtar të Qafshtamës aktualisht raportohet të jetë rreth 20 cm dhe reshjet e dëborës vijojnë me intensitet.
Temperaturat kanë filluar të ulen, teksa reshjet e borës kanë nisur që paradite në veri të vendit, duke krijuar një situatë problematike.
Dibra është Qarku me reshje të shumta bore, duke sjellë dhe bllokim rrugësh, teksa situatë problematike shihet dhe në Kukës.
Gjithashtu, është bllokuar Bypaasi në Qafë-Murrizë, pjesë e rrugës së Arbrit.
Në qarkun e Kukësit, dëbora ka kaluar 30 cm. Edhe pse 6 borëpastruese u vunë në lëvizje duke pastruar dëborën nga rruga, intensiteti i reshjeve, krijoi problematika ne Rrugën e Kombit.
Reshje intensive dëbore kanë nisur këtë pasdite edhe në Qafë Thanë.
Lini një Përgjigje