TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2023, 18:38

Kaos në Rrugën e Arbrit, rreth 300 makina të bllokuar për orë të tëra

Shkruar nga Pamfleti

Kaos në Rrugën e Arbrit, rreth 300 makina të bllokuar për

Reshjet e dendura të borës kanë sjellë si pasojë bllokimin e disa akseve rrugore dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në zona të thella malore. Një nga akset rrugore ku situata vijon të jetë tepër e rënduar është në Qafë Murriz.

Mësohet se për shkak të reshjeve të dendur të dëborës, kanë mbetur të bllokuara rreth 300 makina. Qytetarët të fundit bëjnë apel për ndihmë, ndërsa qëndrojnë të bllokuar në këtë aks për më shumë se 5 orë.

Situata e fundit nga moti në Dibër, ora 18:00

Vazhdojnë reshjet e borës me intensitet të lartë. Trashësia në qytetin e Peshkopisë rreth 20 cm, në zona të thella deri në 50 cm.

Rruga Peshkopi- Kuben Kukës kalohet pjesërisht me zinxhirë, e bllokuar në dy segmente në Koben dhe nga Sllova deri në Vasie.

Aksi kombëtar Peshkopi Tiranë,  i bllokuar në Segmentin Peshkopi - Maqellarë në Dovolan rreth 100 mjete, tek pishat e Bulqizës - Qafa e buallit i bllokuar. Baypasi i Murrizit i bllokuar nga fshati Bastar Murrize deri tek ura e Gurit të Bardhë të bllokuara më shumë se 300 mjete në dy krahët

Si pasojë e thyerjes së pemëve pa energji elektrike i gjithë territori i Bashkisë Dibër bashkë me njësitë administrative. Nga informacionet e marra deri tani nuk ka pasur asnjë thirrje për emergjenca shëndetësore nga Njësitë Administrative”, thuhet në njoftimin e policisë.

rruga arbrit bllokimi akseve

Lini një Përgjigje