
Mbi 300 makina kanë afro 5 orë të bllokuara në Rrugën e Arbrit për shkak të neglizhencës nga shtetit.
Reshjet e dëborës kanë qenë intensive në zonën e Qafë Murrizit dhe kalimi është bërë i pamundur. Makinat janë bllokuar në mes të rrugës duke krijuar një situatë kaosi. Asnjë borëpastruese nuk ka shkuar të hapë rrugën, ndërkohë që janë shumë fëmijë dhe të moshuar në mes të temperaturave nën zero.
Policia ka ndërhyrë dhe po bën evakuimin e qytetarëve, ndërkohë që kanë dalë edhe pamjet nga situata kaotike, pak para se të binte nata.
Lini një Përgjigje