TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2023, 22:42

“Oficerët e rinj të etur për t’u pasuruar”, Havari: RENEA dikur sektor i përkëdhelur, shumë efektivë përfunduan deputetë ose kriminelë

Shkruar nga Pamfleti

“Oficerët e rinj të etur për t’u pasuruar”,

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review, në “Euronews Albania”, ku komentoi inkriminimin e radhëve të policisë, të zbuluara nga dekriptimet e bisedave në ‘Sky’.

Havari tha se tendenca e policisë për t’u pasuruar ka nisur që nga viti 1992.

Ai tha se RENEA ka qenë një nga sektorët më të përkëdhelur, të cilët ose u katapultuan në politikë me poste të larta, ose bashkëpunuan me kriminelët, ose u bënë vetë kriminelë.

Sipas tij që Policia e Shtetit të pastrohet duhet një reformë si në Azerbajxhan, ku u larguan nga radhët e policisë 15 mijë efektivë.

Tendenca për t’u pasuruar ka filluar që në 92-shin. RENEA ka qenë nga më të përkëdhelurit e kohës, janë harruar shumë bandit të tjerë, i ka harruar koha. Janë larguar nga detyra, janë futur burgjeve, janë bërë bodigard ministrash, janë bërë deputetë, kryetar bashkish dhe kryetar komunash, pasi kanë qenë të përkëdhelurit e kohës dhe i kanë pasur duart e lira.

Nuk mohoj dhe punën që kanë bërë, por kanë pasur si synim raportin 60 me 40, 60 për shtetin dhe 40 për xhepin.

Kjo është arsyeja dhe duke mos u goditur u fuqizuan. Këtë nuk e bën dot një ministër, pasi një ministër vjen dhe ikën. Kjo bëhet siç e bëri Azerbajxhani, larguan 15 mijë forca policie”, tha Havari.

Mithat Havari, është shprehur se nuk është i befasuar nga krimi e korrupsioni në radhët e Policisë. Ai tha se ky model është mbartur, nuk është goditur dhe sot është në situatën më të keqe të mundshme.

Mua nuk më bën shumë përshtypje, sepse kanceri malinj i korrupsionit në strukturat e Policisë nuk ka filluar sot. Ka qenë izoluar në kohën e sistemit totalitar, por etja e njerëzve për t’u pasuruar ka qenë që atëherë.

Që në 92 oficerë të rinj erdhën me moton, ndoshta kam qenë i vetmi që nuk kam larguar nga detyra në kuadër reforme, punonjës policie jo njëher zero, por kam gjetur edhe oficerë sigurimi që nuk i largova, ndoshta për kohën mund t’i largoja, edhe i zëvendësuan me të rinj.

Oficerët e rinj 22-23 vjeç direkt në korrupsion, direkt në grabitje. Qysh atëherë tendeca për t’u pasuruar ka nis që në 92’. Është mbarsur dhe nuk është goditur dhe sot është në pikën më të keqe. Kohët e fundit ka marrë përmasa”, është shprehur Havari.

Lini një Përgjigje