Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, paralajmëroi se politika duhet të bëjë kujdes kur të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë.
Nga studio e emisionit “Oponencë”, duke folur për goditjet e SPAK në javët e fundit, Beci tha se nëse do të ketë një ndërhyrje të politikës ndaj drejtësisë, politikanët mund të përballen me revoltën e opinionit publik, veçanërisht ata që kanë krijuar besim te drejtësia.
“Politika, drejtësia, institucionet, është një trio që shpesh duket sikur konfondon njëra tjetër apo sikur bëhen bashkë njëra tjetrën.
Ndërtuam një reformë në drejtësisë me idenë që lufta kundër krimit dhe korrupsionit të shkonte në nivele të larta. Drejtësia e nxori zbuluar politikën.
Politikës, nuk ka pse ‘t’i mbetet hatri’. Ato që kemi parë nuk mund të themi që kemi drejtësi të dirigjuar.
Por duhet të ndajmë faktin që kemi një Prokurori dhe më pas shkojmë te Gjykata që duhet të vendosë vulën. Por politikës nuk po i pëlqen detyra që po ushtron pushteti gjyqësor. Pushtetit ekzekutiv do ta pengojë.
Por në rast se opinioni publik ka krijuar besimin e plotë, pushtetet e tjera duhet të bëjnë kujdes. Sepse në rast se sulmon pushtetin gjyqësor duhet të bësh kujdes nga revolta që krijon opinionin publik karshi teje sepse opinioni do drejtësinë. Politika duhet t’i bëjë llogaritë mirë, para se të sulmojë atë pjesë të sistemit të drejtësisë që punon”, tha Beci.
Sistemi i drejtsisë është i kalbur dhe i keq reformuar sidomos ligji organik i spak , kodi procedurës penale e vete kodi penal… dhe vetë analiza e një ish të korruptuari të çerifikuar … psh mosbarazia në tendera është akt administrativ jo penal nqs ka korrupsion bëhet penal. Vendimet kolegjale edhe kur janë të denueshme nuk mund të quhen grup i strukturuar kriminal është jasht çdo llogjike shtet formuese gjëra që si kupton një magjistrat ish i korruptuar dhe i pa dënuar prej ish të korruptuarve të tjerë që kanë kaluar vetingune ventigashëve të korruptuar. Temë e vështirë për gazeta e gazetarë