TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2025, 18:58

Spartak Ngjela: Pse nuk rrezikohet pushteti i mazhorancës nga protestat e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Spartak Ngjela: Pse nuk rrezikohet pushteti i mazhorancës nga protestat e

Avokati Spartak Ngjela tha se opozita nuk ka ide të reja pasi kanë ende kryetar Berishën që nga viti 1992.

Teksa ka komentuar situatën aktuale në opozitë, Ngjela tha se pushteti i mazhorancës nuk rrezikohet, pasi opozita nuk ka figura që mund ta sfidojnë atë.

“Unë nga opozita nuk shoh ide të reja, ata kanë akoma kryetar atë të ‘92, kjo tregon se nuk bie mazhoranca sepse opozita nuk ka figura, kanë akoma figurën e vitit 1992. Politika nuk është dëshira e njërit apo tjetrit. Keni parë ju në perëndim që të humbasësh 4 herë zgjedhjet dhe të jesh në parti akoma. Kurse mazhorancën e ka zgjedhur populli shqiptarë”, tha ai.

Ngjela foli edhe për protestën e zhvilluar nga Partia Demokratike pak ditë më parë para Kryeministrisë. Ai u shpreh se protesta e opozitës nuk ka asnjë ndikim tek qeveria.

“PD bëri protestë dhe pastaj ikën në shtëpi, atje ishin rreth 3 mijë veta. Po protestë mund të bëjë çdo parti. Pyetja është e influencon kjo për të krijuar një krizë qeveritare, pastaj kjo është gjë tjetër. Kriza qeveritare vjen me numrin në Parlament, PS ka 83”, u shpreh avokati.

Ngjela komentoi edhe rolin e SPAK në hetimin e korrupsionit në Shqipëri, duke theksuar se aferat e mëdha janë në dorë të Prokurorisë së Posaçme dhe jo të partive politike.

“Aferat i ka SPAK në dorë, nuk i kanë partitë. Partitë mund të gënjejnë gjithë ditën. Partitë s’kanë forcë ekzekutive. Nuk mund të flas për krime me gjuhën e Saliut, unë njoh SPAK-un dhe atë se drejtojmë ne. Shpresën e kemi tek SPAK. E ka thënë presidenti amerikan SPAK është për eliminimin e korrupsionit në Shqipëri, kemi nën hetim zv-kryeministër, ish- ministra. Pak ka bërë SPAK? Të gjithë ata nën akuzë vështirë se shpëtojnë. Të shohim kur të nisin gjyqet. SPAK nuk e drejtojmë ne atje ka ekspertë ndërkombëtarë”, deklaroi ai për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje