TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2025, 18:33

Të gjithë drejt juglindjes për Krishtlindje, trafik kilometrik në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan

Shkruar nga Pamfleti
Të gjithë drejt juglindjes për Krishtlindje, trafik kilometrik
Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Elbasan

Prej më shumë se dy orësh, autostrada Tiranë–Elbasan vijon të jetë e bllokuar nga trafiku i rënduar, duke krijuar një radhë automjetesh prej më shumë se 4 kilometrash.

Bëhet me dije se një numër i madh automjetesh kanë mbetur të bllokuar në të dyja anët e qarkullimit, ndërsa Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në zonën e Bradasheshit dhe po menaxhon situatën.

Aktualisht, trafiku në rrethin e Bradasheshit vijon të mbetet i pandryshuar, ndërsa ka shkaktuar probleme me qarkullimin edhe në qytet.

Një situatë e ngjashme trafiku është regjistruar edhe në autostradën Tiranë-Durrës e anasjelltas, si dhe në rrugët dytësore. 

Lini një Përgjigje