TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2025, 14:49

U zgjodh Avokat i Popullit, Shabani: PD më mbështeti, rasti im po përdoret për zhurmë!

Shkruar nga Pamfleti
U zgjodh Avokat i Popullit, Shabani: PD më mbështeti, rasti im po
Endri Shabani

Endrit Shabani, ka folur pas emërimit të tij si Avokat i Popullit, duke komentuar dinamikat që shoqëruan zgjedhjen e tij në këtë post.

Shabani u shpreh se kandidatura e tij u mbështet nga PD, teksa theksoi se partitë nuk duhet ta përdorin si rast për zhurmë. 

“Nuk e kam trazuar unë politikën, ata kanë qenë të trazuar dhe në raste të tilla përdoret një person si kauzë. Nuk besoj se Avokati i Popullit është aq i rëndësishëm për partitë sa të përdoret rasti im si zhurmë”, tha Shabani për "News 24".

Ai shtoi se garimi i tij ka qenë me firmat e PD-së dhe aktorëve të tjerë opozitarë, ndërsa u votua nga PS dhe disa parti të tjera të vogla, përfshirë PSD, PAA dhe disa të tjera.

“Unë kam garuar me firmat e PD dhe aktorëve të tjerë opozitarë, që firmosën për kandidimin tim, dhe u votova nga PS dhe parti të tjera të vogla. Nuk di kush më ka votuar pro dhe kundër, por qartazi PS ka votuar pro në bllok për mua”, deklaroi ai.

Shabani theksoi gjithashtu se kandidatura e tij ka pasur mbështetje të gjerë: “Unë jam propozuar nga PD dhe parti të tjera të vogla, 35 deputetë. Kandidaturë më konsensuale zor se gjen”.

 

 

 

 

 

 

avokati i popullit endri shabani partia demokratike

1 Komente

  1. T
    Tafili

    Ti sje gje tjeter vecse nji zagar, lepires I komunisteve hajdute, nji qen bir qeni.

    Lini një Përgjigje