TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2025, 13:47

Analisti: Berisha e ka kthyer partinë në sektin e tij personal, Salianji po tenton të riorganizojë struktura të reja

Shkruar nga Pamfleti
Analisti: Berisha e ka kthyer partinë në sektin e tij personal,
Salianji dhe Berisha

Analisti Arben Meçe thotë se Sali Berisha duhet t’i hapë rrugë ‘rithemelimit’ të Partisë Demokratike.

Gjatë intervistës në “News Line”, ai theksoi se lëvizja e Ervin Salianjit është një zë që pasqyron situatën e vështirë në PD. Më tej theksoi se Berisha e ka kthyer partinë në sektin e tij personal.

Sa për protestën, Meçe tha se nuk arriti të mblidhte njerëz, duke treguar edhe braktisjen e madhe të popullit opozitar dhe militantëve.

“Salianji, në vetvete është një zë që pasqyron situatën brenda militantëve të PD. Brenda strukturave të PD. Nëse është një pasqyrim i atij realiteti që gërryen nga brenda PD. Rrugëtimi i Salianjit është një debat më tej pastaj. Pra ai po vepron brenda një strukture të mirë-organizuar…

E gjithë përpjekja për të identifikuar personat që janë pengesë, është një debat i madh që duhet të flitet. Ai ashtu si gjithë ato persona që këto kohët e fundit kanë ngritur shqetësimin në PD gjithë shqetësimin e shpie deri të Flamur Noka. Duke patur parasysh që një PD në situatën ku është një problem i madh për demokracinë, jo vetëm për partitë”, tha ai.

Më tej Meçe tha se skenari i Salianjit ende nuk dihet, ndërsa shtoi se po tenton të riorganizojë struktura të reja në PD.

“Problemi kryesor që ka PD nuk është Noka, Flamur Noka është derivat i problemit. Pasi problemi kryesor janë të gjithë. Salianji e vetmja gjë që mendoj se mund ta bëjë është që të rritë përmasën e dukshme të opinionit të militantëve të PD dhe nëpërmjet tyre të rrisë presionin.”, tha ndër të tjera ai.

 

berisha-salianji pd

Lini një Përgjigje