
Ju ftojme te ndiqni zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites ne nje permbledhje informative ne pak minuta.
Nder zhvillimet kryesore veçojmë:
Pas CNN, Reuters, New York Times, Politico, edhe media ndërkombëtare britanike "Daily Mail' i ka kushtuar vëmendje krizës politike në Shqipëri, duke publikuar një video përmbledhëse për situatën e tensionuar politike, protestat dhe akuzat për korrupsion ndaj qeverisë.
Vijojme me tej, ku denoncime dhe raportime nga SHISH, Antikrimi Ekonomik dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare kanë shërbyer që SPAK dhe BKH të krijojnë indicie dhe të zbulojnë fakte se Elton Beqiraj ka përqendruar dhe pastruar miliona euro edhe përmes 25 kompanive ndërtimi, hidrocentralesh, energjie dhe ndërtimi.
10 deputetë marrin pasaportë diplomatike, por kuponin e blejnë me fonde shteti Kuvendi i ri, 13 deputetë kërkuan shtëpi me qira nga shteti, mes tyre Niko Peleshi, Agron Gjekmarkaj dhe Zegjine Çaushi.
Nje tjeter lajm i forte i raportuar sot nga Pamfleti eshte fakti se Shqipëria është pajisur me sistemin raketor “Javelin” i prodhuar në SHBA. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu përmes një postimi në rrjetet sociale, por nuk ka dhënë shumë detaje sa pajisje të tilla ka blerë Shqipëria dhe sa kanë kushtuar...
Nga bota vijojne perpjekjet dhe perplasjet mes Evropes dhe Rusise me fokus Ukrainen, por jo vetem.
Keto dhe te tjera informacione i ndiqni ne Flash-in Informativ Ora 12:00.
Lini një Përgjigje