Pas CNN, Reuters, New York Times, Politico edhe media ndërkombëtare britanike "Daily Mail', i ka kushtuar vëmendje krizës politike në Shqipëri, duke publikuar një video përmbledhëse për situatën e tensionuar politike, protestat dhe akuzat për korrupsion ndaj qeverisë.
Daily Mail sjell në vëmendje incidentet në Parlament, ku deputetë të opozitës përdorën flakadanë dhe hodhën ujë gjatë seancave plenare, duke e përshkruar situatën si një krizë institucionale.
Sipas Daily Mail, fakti që protestat janë shoqëruar me dhunë dhe përplasje e bën situatën në Shqipëri shqetësuese dhe të ndjekur me vëmendje nga jashtë.
Në përfundim të raportimit Daily Mail e paraqet krizën aktuale si një moment kritik për stabilitetin politik të Shqipërisë.
Vieë this post on Instagram
"Shpërthime molotovi u regjistruan pranë godinave qeveritare në Shqipëri. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë për shkak të akuzave për korrupsion.
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, është akuzuar për përdorimin e miliona eurove nga fondet shtetërore për të favorizuar kompani të caktuara në marrëveshje të mëdha. Ajo drejton Ministrinë e Infrastrukturës, e cila mbikëqyr projekte madhore me vlerë qindra milionë euro për ndërtimin e rrugëve, urave dhe tuneleve.
Megjithatë, ajo nuk është e vetmja e përfshirë. Disa zyrtarë të tjerë dhe kompani private janë gjithashtu akuzuar për mashtrime dhe përfitime të paligjshme, akuza që janë intensifikuar javët e fundit.
Rreth 1 300 efektivë policie dhe pesë mjete me ujëhedhës u angazhuan për menaxhimin e protestës. Ata mbrojtën ndërtesat qeveritare, por nuk ndërhynë për të shpërndarë protestuesit.
Vetëm pak ditë më parë, politikanë ndezën flakadanë në Kuvend dhe hodhën ujë drejt kryetarit të Parlamentit. Zëvendëskryeministrja e akuzuar ka deklaruar se do të bashkëpunojë me organet e drejtësisë. Megjithatë, Balluku gëzon imunitet parlamentar, çka do të thotë se ajo nuk mund të arrestohet pa heqjen e këtij imuniteti.
Prokuroria e Posaçme, e cila lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, ka kërkuar heqjen e imunitetit, por partia në pushtet ende nuk ka bërë të ditur se kur do të zhvillohet votimi, ndërsa e ardhmja politike e vendit mbetet e pasigurt", thuhet në raportimin e "Daily Mail".
Lini një Përgjigje