TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2025, 17:33

Produkte pa etiketë, bllokohen 5 ton djathë dhe 944 kg fileto pule

Shkruar nga Pamfleti
Produkte pa etiketë, bllokohen 5 ton djathë dhe 944 kg fileto pule
Produktet e bllokuara

Këtë të mërkurë, Drejtoria Rajonale e Agjencia Kombëtare e Ushqimit në Tiranë ka bllokuar 5 ton djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule, produkte që i përkisnin subjektit Tona Alb shpk.

Sipas njoftimit zyrtar, masa u mor për shkak se produktet nuk ishin të pajisura me kundëretiketë në gjuhën shqipe, një detyrim ligjor për çdo produkt ushqimor që tregtohet në vend. Mungesa e etiketimit cenon informimin e konsumatorit dhe e bën të pamundur verifikimin e origjinës, përbërjes dhe afatit të përdorimit.

Përveç bllokimit të sasisë së konsiderueshme të produkteve, AKU ka penalizuar subjektin edhe me masë administrative gjobë, për shkelje të kërkesave të etiketimit dhe të gjurmueshmërisë. Autoritetet theksojnë se kontrollet do të vijojnë, ndërsa raste të tilla ngrenë pikëpyetje serioze mbi sigurinë ushqimore dhe përgjegjësinë e subjekteve që operojnë në treg.

aku produkte bllokohen

Lini një Përgjigje